50 vjet pa Picasson, artisti “gdhend” portretin gjigand në përvjetorin e tij!

14/04/2023 12:47

Artisti Italian Dario Gambarin gjeti një mënyrë tejet të veçantë për të shënuar 50-vjetorin e vdekjes së Pablo Picasso-s.

Duke u siguruar që nisma e tij të binte në sy të të gjithë botës, Gambarin përdori një traktor për të gdhendur një portret gjigant të piktorit spanjoll në një fushë të qytetit italian të Castagnaros. Krijimi i tij shtrihet në një djerrinë prej 25,000 metrash katrorë. Kjo e bën atë portretin më të madh të Picasso-s në botë, sipas Gambarin.

Gambarin thotë se ai e krijoi veprën e artit pa ndihmën e askujt, duke përdorur vetëm një traktor, një parmendë dhe një busull. Picasso konsiderohet një prej artistëve jo vetëm spanjollë, por edhe botërorë më të mirë të të gjitha kohërave. Gjeniu i pikaturës u frymëzua megjithatë shumë nga vendi i tij, çka u pasqyrua në të gjitha etapat e jetës dhe punës së tij.

Ai la pas shumë punë, të gjitha të rëndësishme, megjithatë vepra më e famshme e artistit të madh mbetet “Guernica” . Picasso eksploroi zhanre të tilla si dizajni skenik, skulptura, qeramika dhe gdhendja. Ai vdiq në Mougins në 1973, por trashëgimia e tij mbetet më e gjallë se kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA