Një situatë e vështirë, kështu e cilësoi kryeprokurori Olsian Cela situatën e krijuar nga stoku i dosjeve nën hetim shkaktuar nga vakancat në sistemin e akuzës.
Gjatë raportimit për kriminalitetin para KLP , Cela tha se bazuar në punën e prokurorëve gjykatat kanë dënuar për një vit 10546 shtetas . Vetëm për 217 është shpallur pafajësia.
“Rezulton se janë mbartur 21 mijë e 865 procedime penale, në një rritje prej 20.19% krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2021.
Edhe kjo qartazi është një tregues i pasojave që po vijnë për shkak të vakancave” – theksoi Çela.
Në një situatë të tillë, i pyetur nga një anëtar i KLP nëse është koha për të kopjuar modelin e BKH , sa i takon oficerëve të policisë gjyqësore nën varësi të polcisë së shtetit, Çela tha një përgjigjje pa përgjigjje. Pyetja që ngjan më tepër sygjeruese mbasi flet për një studim në fakt e kthen pas sërisht prokurorinë në centralizimin, ndonëse ajo sipas reformës ështe decentralizuar.
“Çështja është se në qoftë se duam të bëjmë një shndërrim total të hetimit edhe përsa iu përket proceseve gjyqësore, ndoshta duhet të shikojmë sesa efektive do të jetë BKH-ja në një plan afatmesëm – afatgjatë”- tha ndër të tjera Çela.
Nuk dihet ende nëse qeveria e prokurorisë me këtë sygjerim po shtron rrugën për t’u kthyer hapa pas, tek prokuroria e para reformës në drejtësi që ishte e decentralizuar. Por derisa secili nga protagonistët të luajë me karta të hapura, çështja që nuk pret është ajo e zgjedhjeve dhe e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, përmes të cilit kontrollohen kandidatët. Çela pranoi atë që Top Channel raportoi pak ditë më parë, se të huaj kanë rezervat e tyre për t’ju përgjigjur letërporosive.
Si prokurori i parë i përgjithshëm me kompetenca të kufizuara , Olsian Çela i ka propozuar kuvendit shtesa ligjore për përmisimin e eficensës dhe efektivitetit të prokurorisë.
Top Channel