Polonia kërkon miratimin gjerman për dërgimin e avionëve të vjetër luftarakë në Ukrainë

13/04/2023 14:15

Polonia ka kërkuar miratimin e qeverisë gjermane për të eksportuar avionë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria gjermane e Mbrojtjes. Një zëdhënës i ministrisë tha se Polonia po kërkon leje për rieksportin për avionët e vjetër gjermanë MiG-29 dhe një vendim do të merret shpejt.

Polonia tha se kishte furnizuar tashmë disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë në fillim të këtij muaji. 

Presidenti Andrzej Duda tha se vendi i tij do të furnizojë Kievin me 14 avionë në total.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA