Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh në optimist në Blefast se amullia që ka përfshirë politikën e brendshme, do të marrë zgjidhje shpejt.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë tregoi se shpreson në rikthimin e qeverisjes së decentralizuar me pushtete të ndara, dhe për këtë premtoi një ndihmë aktive nga ana e SHBA-së duke treguar se korporatat amerikane janë të gatshme të investojnë në rajon.
Shumë e kanë bërë tashmë Irlandën e Veriut shtëpinë e tyre, duke punësuar mbi 30 mijë persona. Në dekadën e fundit, bizneset amerikane kanë sjellë mbi 2 miliardë investime në rajon. Ne mund të ndihmojë akoma. Një qeverisje efikase e decentralizuar që reflekton popullsinë e Irlandës së Veriut, një qeverisje e cila punon për të gjetur së bashku zgjidhje për problemet e vështira, do t’i japë një mundësi edhe më të madhe këtij rajoni. Prandaj, shpresoj që asambleja dhe ekzekutivi të rikthehen së shpejti”, u shpreh Biden.
Qeveria në Londër ka transferuar një nivel të madh pushteti tek Stormonti, që është Asambleja e Irlandës së Veriut, duke lejuar kështu që vendimet kryesore t`i marrin politikanët irlandezë, në vend të ligjvënësve britanike. Ndarja e pushteteve në Irlandën e Veriut ka qenë përherë e shoqëruar nga konflikti, kryesisht mes dy partive kryesore politike – Partisë Unioniste Demokratike (DUP), që mbështet vazhdimësinë e qeverisjes me Londrën, dhe partise Sinn Fein, që mbështet ribashkimin me Irlandën.
Që prej krijimit të këtij sistemit në 1998, qeverisja lokale është rrëzuar disa herë për shkak të bojkoteve nga partitë e ndryshme, më e fundit në shkurt 2022 kur partia DUP bojkotoi në formë proteste ndaj Protokollit të Irlandës së Veriut, një marrëveshje pas Brexit-it mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian që Irlanda e Veriut të mbante kufirin të hapur dhe të lejonte tregtinë që të vazhdonte me Republikën e Irlandës, një vend anëtar i BE-së.
Top Channel