Sulmi ndaj kreut lokal të “Rithemelimit”/ Deputetët e Komisionit të Sigurisë nisen drejt Vaut të Dejës

12/04/2023 11:23
Benard Ndreca

Deputetët e Komisionit të Sigurisë, Eduard Noka, Ervin Salianji, Isuf Çelaj dhe Lindita Metaliaj janë nisur drejt Vaut të Dejës, për t’u takuar me kreun lokal të “Rithemelimit”, që u sulmua me tritol një ditë më parë.

Deputetët do të takohen me Benard Ndrecën, i cili thotë se tritoli që shpërtheu në mjetin e tij është vënë për qëllime politike.

Në orët e para të së martës, dy persona të maskuar vendosën një sasi prej 30 gram lëndë plasëse në makinën e kreut lokal të “Rithemelimit”. Tritoli u aktivizua sapo Ndreca nisi të ngasë mjatin. Ai shpëtoi pa lëndime, ndërsa për ngjarjen janë pyetur deri më tani në polici gjashtë persona.

Atentati ndaj Ndrecës ishte sulmi i dytë me tritol në Vaun e Dejës, pasi më 5 mars, lënda plasëse iu vendos edhe zyrave të OSHEE, sinjale këto që fushata elektorale në këtë bashki, mund të jetë e tensionuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA