Tritoli në makinën e kryetarit të Rithemelimit në Vaun e Dejës/ Berisha: Krim i shëmtuar, atentat i mirëfilltë politik

11/04/2023 11:58

Një atentat për motive politikee cilëson Sali Berisha ngjarjen në Vaun e Dejës, ku kryetarit të Rithemelimit Benard Ndreça, iu vendos tritol në makinë.

Këto janë akte ekstrem për të terrorizuar popullatën për të ruajtur sistemin monist, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat, disa orë pas ngjarjes.

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik.

Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij.

Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës.

Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA