“Shqipëria ecën para vetëm me kandidatët e PS-së”/ Rama: S’janë të kulluar por të paktën nuk i besojnë dy hijeve

11/04/2023 18:38

Pas mbledhjes me Kryesinë e PS-së, kryeministri Rama ka çelur pasditen e sotme fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Teksa ka përmbledhur punën e bërë në 4 vite dhe parashikuar punën e katër viteve të ardhshme, kryeministri herë pas here ka shënjestruar kundërshtarët politikë, të cilët i sheh të dobët dhe pa asnjë dobi për popullin shqiptar.

Ai u shpreh se edhe Partia Socialiste ka mjaft gjëra për të cilat nuk është krenare që i ka thënë, por nuk i ka bërë kurrë dëm popullit shqiptar.

Sipas tij kandidatët e PS-së nuk ajnë të kulluar, por të paktën nuk i besojnë dy hijeve, duke nënkuptuar këtu dy kundërshatarët e tij politikë.

“Në këto vite ne thuajse i kemi dyfishuar të ardhurat për frymë të Shqipërisë, nga 3300 euro në 6400 euro, por ambicia ime është ti çojmë në 10 mijë euro në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe të lëmi një pagë minimale të paktën 60 mijë lekë. Pavarësisht ngecjeve e rrëzimeve gjatë rrugës, asgjë nuk bëhet dhe vendi kthehet pas siç është kthyer as herë që ata të tjerët kanë marrë në duart e tyre pushtetin. Bota ka sjellë në shkallë kombëtare e lokale më shumë dëme se sa të mira, dëme serioze të pariparueshme e që janë dashur vite të riparohen. As ne nuk kemi bërë mirë çdo gjë, kemi thënë gjëra që nuk jemi krenar ama asgjë në dëm të shqiptarëve nuk kemi bërë. Bilanci ynë është pozitiv në raport me të gjitha kontratat zgjedhore nga ato kombëtaret në ato vendoret. Ne nuk jemi pajtuar as me gabimet tona as me ata që kanë shkelur parimet tona. Jemi pa asnjë diskutim fuqia e ndryshimit në këtë vend dhe kemi provuar atë që të tjerët nuk mund ta bëjnë e as nuk e kanë bërë asnjëherë deri më tani. Le të dalë dikush e të na tregojë një bashki të vetme në harkun e 30 vite zgjedhjeve vendore e kontrata bashkish me zgjedhësit ku vota ka sjellë ndryshim e përparim, shembull pozitiv. Shikoni Lezhën sot me Partinë Socialiste dhe shikoni Lezhën me ata dje dhe imagjinojeni me ata nesër. Shikoni Matin Dibrën, Pukën, Tropojën, Kukësin Vaun e Dejës, Kurbinin që sot është një qytet krejt i ri e imagjinoni sa gjynah është të ribjerë në duart e atyre që nuk i sheh dot më sy e gjithë bota, përveç shumicës së shqiptarëve që nuk i shohin jo e jo. Ata janë i mbyturi q të mbyt dhe slogani i vërtetë i tyre është “pas nesh le të bëhet qameti”. Për t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon po nuk harron, për të qëndruar sa më shumë në lojë, unë sot nuk kam asnjë këshillë të mirë për ti dhënë njerëzve të zakonshëm që ndihen të lidhur me ermin demokrat se sa i them mos e lidhni fatin e qyteteve tuaja të kopshteve e çerdheve, të qendrave shëndetësore me dy hije që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar e t’ju kthejnë mbrapa mish për topat e qeverisë së tyre. Iu them këtë demokratëve në gjithë Shqipërinë por sidomos në Shkodër e zona të tjera se në pjesën dërrmuese të Shqipërisë demokratët kur gabojnë fitojnë nga PS-ja. Me ose pa ju Shqipëria do të ecë para dhe do të ecë para vetëm me kandidatët e PS-së. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli por nuk janë as aq mendërisht të lënduar si ata që i japin emrin e karrierën e tyre në dispozicion të dy hijeve.”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA