Kryeministri Edi Rama tha se asnjë nga qytetet e vendit nuk do të ishte transformuar nëse nuk do të qeveriste Partia Socialiste.
Gjatë hapjes së fushatës të pemëve, ai mori si shembull Shkodrën, bashkinë që përfaqësohet nga PD.
Sipas Ramës, vota kundër PS-së në Shkodër ka krijuar një pashallëk mediokriteti, duke e lënë qytetin të pazhvilluar.
Rama: Këto ditë nis zyrtarisht fushata jonë e nëntë qëkur unë kam privilegjin të udhëheq PS, kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje duke humbur vetëm një 2019, të cilën më shumë se sa e humbëm ne na e morën, por e mora prap, sidoqoftë të fitosh zgjedhjet është një gjë dhe gjë krejt tjetër është të kthesh fitoren e e zgjedhjeve në një vlerë të shtuar për komunitetet e tjera, shumë më tepër se sa bilancin historik të 7 me 1 fitoreve. Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër në sytë e botës. Për herë të parë na janë besuar edhe role të dorës së parë, që nga Presidenca e OSBE, deri tek ulësja në Kombet e Bashkuara, sot marrëdhëniet tona kombëtare janë në nivelin më të lartë, konstante, aktive. Ky aspekt i ndryshimit transformues që kemi sjellë me fitoret e PS ka një rëndësi për vendin sepse do të thotë jo thjesht ndryshim rrënjësor i pozicionit tonë në botën e jashtme, por ndryshim rrënjësor i pozicionit të botës së jashtme ndaj nesh, kjo sjell me vete hap pas hapi më shumë vëmendjen, më shumë interes dhe besim në vendin tonë për të investuar punuar, rritja e prurjeve të turistëve është vetëm paralajmërimi kuptimplotë i një të ardhmeje plot shpresë. Aty e ka bazën edhe transformimi si dita me natën, zgjedhjet kanë shumë rëndësi. Pa votën në PS asnjë nga qytetet që kemi qeverisur nuk do të ishte transformuar, mjafton të shikoni Shkodrën ku vota kundër PS nuk ka sjellë asnjë nga ndryshimet pozitive që meriton ai djep kulture historie në të cilin kanë lindur figura shqiptare, përkundrazi vota kundër PS në Shkodër ka krijuar një pashallëk medikrioteti të një force politike, është katandisur në një prej kryeqendrave të vendit në shëmbëlltyrë të palëvizshmërisë. Sot vendi ynë negocion anëtarësimin në BE dhe ka arritur që pas vitesh me një barrë të krizave të mundësojë rritjen historike të pagës mesatare.
Top Channel