Policia e Kosovës ka njoftuar se është pezulluar një zyrtar policor, i cili dyshohet të jetë përfshirë në plagosjen e një personi të hënën në veri të vendit.

Kjo sipas Policisë ka ardhur si rezultati hetimeve të pandërprera të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe nga ekzaminimi i dëshmive të siguruara.

“Policia e Kosovës, lidhur me rastin e ndodhur në orët e vona të datës 10.04.2023 në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person, ka vazhduar hetimet intensive me njësitet relevante policore nga niveli rajonal dhe ai qendror, me qëllim të hetimit dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti. Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, raportohet se janë suspenduar edhe tre zyrtar të tjerë të cilët mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, thuhet tutje në njoftim.

Policia ka njoftuar se e ka informuar Inspektoratin Policor të Kosovës si dhe Prokurorinë për procedura të mëtejme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA