Modelja e aktorja e serialit të Netflix gjendet e vdekur në shtëpi në moshën 26 vjeçare (fotot)

11/04/2023 18:01

Aktorja koreano-jugiore dhe modelja Jung Chae-yul është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 26 vjeçare. Vdekja e papritur është njoftuar nga përfaqësuesit e kompanisë së saj sot, ndërsa detaje të shkaqeve të vdekjes nuk janë publikuar ende.

Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin e aksionit ‘Zombie Detective’ si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’, dhe atë të vitit 2018 ‘Deep’.

Aktorja tragjike pritej të luante në serialin e shumë pritur dramatik korean ‘Wedding Impossible’ para se të vinte lajmi i vdekjes së saj.

Dashamirësit vërshuan në rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen e tronditjen e tyre.

Në një prej fotove të fundit të postuara nga e ndjera, ajo shihej me kufje  e ulur në dysheme në një imazh bardhë e zi.

Kompania e saj RJung tha në deklaratën e lajmit: “Me trishtim japim lajmin e dhimbshëm se aktorja Chae-yul është ndarë nga ne më 11 prill”.

“Sipas dëshirave të familjes së të ndjerës, funerali do të mbahen privatisht dhe në qetësi. Ju lutemi të mos përhapni fjalë spekulative në këtë kontekst”.

Fansat e aktores shprehnin ngushëllimet dhe habinë e tyre për lajmin: “Nuk di si të ndjehem, jam shumë i trishtuar, falemnderit për kujtimet”, shkruante një prej tyre.

FOTO GALERI
4/5
Fansat e aktores shprehnin ngushëllimet dhe habinë e tyre për lajmin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA