Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur paraqitja e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Të martën është paraqitur dëshmitarja e parë, por që për shkak të mbrojtjes së identitetit të saj, dëshmia e saj është mbajtur e fshehtë për publikun.
“Do të bëjmë disa pyetje të përgjithshme, përpara se të fillojmë me përmbushjen e kritereve të parashikuara në rregullin 154, për këtë arsye kërkojmë një seancë private”, u shpreh prokurori Matt Halling.
Dëshmitarja ka thënë se edhe dy herë më herët ka dhënë dëshmi për rastin.
“Po, në Prishtinë”.
Kryetari i trupit gjykues ka njoftuar që dëshmia do të zgjasë katër ditë dhe brenda javës pritet të paraqitet edhe një dëshmitarë tjetër.
“Sot do të fillojmë me dëshminë tuaj që pritet të zgjasë përafërsisht katër ditë”, njoftoi gjyqtari Çarls Smith.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Top Channel