Do të pushohej nga puna, 25-vjeçari transmeton live në Instagram vrasjen e kolegëve të bankës

11/04/2023 09:53

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi i Kentakit, më e fundit e tragjedive të kësaj natyre që tronditi SHBA-në.

Pesë persona humbën jetën atje pasi një punonjës banke hapi zjarr mbi kolegët, në një sulm të cilin ai vetë e transmetoi drejtpërdrejtë në Instagram.

4 persona të moshës nga 40 deri në 64 vjeç vdiqën në vend; 9 ishin të plagosurit mes tyre edhe një oficer i ri policie i cili kishte vetëm dy javë që ishte diplomuar. Efektivi 26 vjecar Nickolas Wilt u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike. Policia reagoi brenda vetëm tre minutash, dhe e qëlloi për vdekje autorin e ngjarjes, të identifikuar si Connor Sturgeon, 25 vjeç.

 “Hetimi po vazhdon, ndaj do t`i kërkoj publikut ta shmangë këtë zonë, megjithëse rrezik aktiv nuk ka. Ky ishte akt i një personi të vetëm, i cili tashmë është neutralizuar. Ai ka qenë më parë punonjës i bankës”, ka thwnw Paul Humphrey, zëvendës shefi i Departamentit të Policisë Metro të Louisville.

Connori i ishte bashkuar vitin që shkoi bankës Old National si punonjës me kohë të plotë pasi kishte shpenzuar tre vera atje si praktikant. Sipas mediave vendase, 25-vjeçari ishte njoftuar se do të pushohej nga puna dhe kishte shkruar një letër, në të cilën përshkruante planet e tij për sulmin, përpara se të shkonte në zyrë të hënën.

Sipas të dhënave të Arkivës së Dhunës së Armëve, ka pasur të paktën 146 episode të shtënash masive në SHBA brenda 2023-shot, përfshirë të paktën 15 të tilla që nga fillimi I muajit prill. Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të aprovojë masat për kontrollin e armëve në vend ndërsa shkroi në Twitter se “shumë amerikanë po e paguajnë me jetët e tyre çmimin e këtij mosveprimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA