Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk lënë rast pa përmendur njëri tjetrin në një armiqësi në të cilin nuk ka vetëm akuza politike.

Berisha shpesh përdor ton fyes dhe akuza personale ndaj ambasadores amerikane. Ja disa nga etiketimet që bëjnë ata:

Berisha: Mcgonigal me fustan

Yuri Kim: Zjarrvënësi i fshatit

Marrëdhëniet nuk ishin kaq të këqija, por në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin si të padëshiruar dhe e akuzoi familjarisht për korrupsion dhe minim të demokracisë, gjuha e Berishës u bë ajo e zakonshme kur ai shenjestron dikë për ta goditur. Ambasadorja amerikane e bëri të qartë qëndrimin amerikan se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha duhet të distancohej nga trashëgimia e zotit Berisha

Yuri Kim: Mos ecni me parimin bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim.

Berisha e cilësonte ambasadoren si guvernatore të pashpallur dhe retorika kundër saj, ishte shumë pranë një retorike anti amerikane. Berisha gjeti si argument dhe alibi emrin e Xhorxh Soros deri sa kaloi në akuza konkrete, por edhe etiketime fyese për përfaqësuesen më të lartë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, diplomaten Yuri Kim. Kjo është deklarata e tij e fundit:

Berisha sot: Ambasadorja ka tejkaluar çdo limit, për shkak të mashtrimeve e që ai i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë

Zonja Kim është në fundin e mandatit të saj në Shqipëri. Ajo nuk është as e para dhe as e fundit që hyn në një përplasje me shqiptare dhe veçanërisht Berishën. Megjithatë përplasja e fundit është më e forta për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njollosën Berishën me përcaktimin si të padëshiruar, të korruptuar dhe minues të demokracisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA