Të dyndur nëpër vagonët e trenave, shqiptarët e Kosovës në 1999-ën, me dhunë nisën një rrugëtim. 24 vjet më parë, të detyruan të kalonin kufirin për në Maqedoninë e Veriut.

Kampi i refugjatëve në Bllacë, ndonëse shihej një strehë e sigurt nga përndjekja, u kthye në sfidë më vete.

Milazim Krasniqi e përshkruan si një nga përjetimet më të tmerrshme.

Klasifikimi e ndarja e familjeve edhe në këtë kamp shfaqi edhe njëherë ndjenjën e frikës tek shqiptarët që për ta kjo nënkuptonte vdekjen.

Për një javë sa qëndroi Krasniqi me familjen e tij në Bllacë, si shumë shqiptarë të tjerë u ballafaqua me mungesa nga më elementaret.

10 prilli shënon eksodin e shqiptarëve për në Bllacë të Maqedonisë të Veriut, ku mendohet se rreth 440 mijë shqiptarë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre më 1999-ën. Në Kosovë të hënën u kërkuar që Bllaca të mos harrohej kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA