Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz u martuan në një ceremoni gjigante vezulluese në vlerë prej tre milionë funtesh vitin e kaluar.
Tani, në një përpjekje për t’i dhënë fund thashethemeve të përçarjes midis nuses dhe vjerrit/vjerrës, ata po organizojnë një “samit paqeje” për Pashkët në rezidencën e familjes së saj prej 76 milionë funtesh në Palm Beach, shkruan The Sun.
Të enjten, prindërit David dhe Victoria u panë duke shijuar diellin në jahtin e tyre familjar në vlerë prej pesë milionë funtesh përpara përvjetorit të parë të martesës së djalit të tyre të madh.
Familja Beckham do të priten nga babai i Nicolas, biznesmeni miliarder, Nelson Peltz dhe mamaja Claudia për një darkë speciale në pronën e tyre buzë plazhit në Florida.
Top Channel