“Gëzuar Pashkët”/ Begaj viziton Katedralen e Rrëshenit, takim me Imzot Gjergj Meta: Uroj triumfin e shpresës ndaj pesimizmit

09/04/2023 13:36

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike. Gjatë vizitës, Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

Përmes një prononcimi për mediet, Presidenti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte në Katedralen e Rrëshenit dhe përfitoi nga rasti të uronte të gjithë besimtarët katolikë “Gëzuar Pashkën.”

 “Qoftë kjo ditë një kohë ringjalljeje e shpresës, e paqes dhe harmonisë në të gjitha familjet tuaja, në shoqërinë tonë e në botën e trazuar ku jetojmë. Pikërisht sot është dita që duhet të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes, shpresa ndaj pesimizmit. Ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës. Kënaqësi që jam sot këtu,” tha Begaj.

I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA