Zgjedhjet e 14 majit/ Balla prezanton Eriselda Sefën për bashkinë e Lushnjës

08/04/2023 13:10

Drejtuesi Politik Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla tha se bashkë me Eriseldën do të nisin punë të rëndësishme për Bashkinë Lushnjë dhe për qytetin.

“Praktikisht kemi hyrë në fushatën zgjedhore një fushatë që unë do ju kërkoja sot të jetë e fokusuar tek një punë që do duhet ta bëjmë të gjithë në qytetin e bukur të Lushnjës dhe në gjitha njësitë duke mbjellë pemë, ne do mbjellim pemë të bukura sot këtu në lulishte dhe do vazhdojmë të mbjellim pemë në gjitha ato që kishim planifikuar se shpenzimet të kësaj fushate le t’i dhurojmë Lushnjës në formën e pemëve luleve sepse mendoj që ajo që ka më shumë rëndësi në fund të këtij procesi është dashuri për këtë qytet të bukur, i cili ka hyrë në një fazë të re transformimi unë jam shumë krenar që bashkë me Eriseldën vetëm në një vit kemi arritur të sigurojmë punë dhe të fillojmë punë të rëndësishme për Bashkinë Lushnjë.
Lushnja si bashki, si pjesë e qarkut të Fierit ka kontributin më të rëndësishëm në prodhimet bujqësore shqiptare të cilat sot me krenari eksportohen në çdo cep të Evropës dhe prandaj duhet që puna e Eriseldës në 4 vitet që do të vijnë duhet të jetë e ndarë mes kujdesit për infrastrukturën e përgjithshme të qytetit dhe gjitha njësive dhe të kujdesit për bujqësinë. Edhe këtu ajo që na mbetet ne është pjesa e kujdesit për infrastrukturën bujqësore kanale vaditëse, kanale kulluese dhe gjithçka tjetër që u nevojitet, rrugët e arave dhe gjithçka tjetër që u nevojitet këtyre banorëve të mrekullueshëm të Lushnjës.

Për pak ditë fillojmë edhe një prej arterive më të rëndësishme të këtij qyteti unaza e Lushnjës e cila ishte tërësisht e lënë në harresë por shumë shpejt do të kthehet në një arterie të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social të këtij qyteti. Për ne infrastruktura shkollore mbetet një prej investimeve më të të rëndësishme dhe Eriselda do të qartësojë më së miri të gjitha projektet tona për rikonstruksionet e shkollave krijimin e hapësirave sportive, palestrave, të cilat janë ilaçi i vetëm dhe i domosdoshëm për largimin e të rinjve nga veset e moshës. Spitali i Lushnjës për mua është objektivi i radhës për ta transformuar atë në një spital, peshën e ka sepse ja japin stafi i mrekullueshëm por ja jep edhe nevoja që ka kjo bashki e madhe e cila është sa një prefekturë’- tha Balla në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA