Sulmet në Izrael, Rama: Jemi të pikëlluar, dënojmë me forcë autorët! Shqipëria mbështet rrugën e paqes

08/04/2023 12:43

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Izrael dhe dënon autorët që kanë shkaktuar edhe humbje jete.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit

Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama.

Një turist italian humbi jetën dhe shtatë persona të tjerë u plagosën në atë që dyshohet se ka qenë një përplasje e qëllimshme me makinë pranë një plazhi në Tel Aviv. Ministria e jashtme italiane njoftoi se Izraeli ka identifikuar viktimën si 36 vjeçarin Alessandro Parini. Në mesin e të lënduarve është edhe një Italian tjetër si dhe tre shtetas britanikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA