Një ekip menaxhues është duke hartuar një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe brenda dy javësh do të prezantohet.

Megjithatë misterioze deri në këtë pikë mbeten anëtarët e këtij ekipi, përveç udhëheqëses Danijela Vujiçiç, anëtarësinë e së cilës e konfirmoi vetë kryenegociatori Besnik Bislimi.

Vujiçiç është deputete në Kuvendin e Serbisë nga partia Përparimtare Serbe e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Katër anëtarët e tjerë ende nuk dihet se kush janë, nga Qeveria e Kosovës nuk dhanë përgjigje gjatë së shtunës për përbërjen e ekipit. megjithatë është bërë e ditur se dy prej anëtarëve në vazhdimësi janë ndërruar e dy kanë mbetur që nga fillimi.

Sa i përket përbërjes së ekipit që harton draftin e statutit të Asociacionit, njohësit thonë se qeveria duhet të ketë kujdes.

“Si proces nuk mund të kalohet më tej nëse këta emra kanë një prejardhje të caktuar politike e që do të mund të ishte kërcenim i sigurisë kombëtare”, tha Dorajet Imeri-Njohës i Çështjeve Politike.

Po ashtu rekomandohet që në hartimin e statutit të asociacionit të marrin pjesë serbë të Kosovës.

“Duhet të jenë të përfshirë serbët e Kosovës dhe prandaj një debat i mirëfilltë me serbët këtu do të ishte më se i nevojshëm”, deklaroi Imeri.

Pas arritjes së marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Qeveria e Kosovës në 2016 formoi ekipin menaxhues, kryesues i të cilit ishte Lubomir Mariç dhe ai emëroi katër anëtarë Igor Kallamar, Dejan Radojkoviç, Vinko Radosavleviç dhe Svetisllav Durlleviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA