Britaniku i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Ekuador, akuzohet se vrau influenceren kolumbiane dhe fshehu trupin në valixhe
Organizata humanitare “Save Ukraine” tha se 31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga trupat ruse në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë.
Ata kishin qëndruar të ndarë nga prindërit e tyre për muaj të tërë.
Ndarja e fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre ka çuar në ngritjen e akuzave për krime luftë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska./ VOA
Top Channel