Frikë nga Rusia? Letonia rikthen shërbimin e detyruar ushtarak!

08/04/2023 08:36

Sulmi i Moskës në Ukrainë e tronditi deri në atë pikë ndjenjën e sigurisë së vendeve fqinj sa e detyroi Finlandën e Suedinë t`i jepnin fund politikës së tyre së neutralitetit ushtarak e të kërkonin bashkimin me NATO-n.

Por frikë, agresioni rus ngjalli edhe në vendet Balltike. Një prej tyre, Letonia ka vendosur ta bëjë sërish të detyrueshëm shërbimin ushtarak për të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç. Gratë mund të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar. Autoritetet vendase kishin vendosur tërheqjen e shërbimit të detyrueshëm në 2007-tën. Ukraina, tani duket po kthehet në një frymëzim për ta.

 “Ky vend është një shembull i qartë i rëndësisë që ka një popullate civile me moral të fortë dhe të përgatitur mirë për të zmbrapsur çdo agresor,” tha së fundmi ministrja letoneze e Mbrojtjes, Ināra Mūrniece. Duke nisur nga viti 2024 numri i rekrutëve letonezë do të rritet vazhdimisht. Nga viti 2028 planifikohen që çdo vit të thirren ushtarë 7,500. Kjo pritet të ndihmojë në rritjen e ushtrisë nga mbi 22,000 në 50,000 vetë, përfshirë edhe trupat e mbrojtjes territoriale dhe ato rezervë. S

ipas një studimi të majit 2022 rreth 45 përqind e letonezëve ishin në favor të rekrutimit të detyruar, ndërsa 42 përqind ishin kundër tij. Më e ulët, mbështetja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rezulton të jetë tek të anketuarit e moshave më të reja, në grupmoshën 18-24 vjeç.

Top Channel