Drejtuesit e Chelsea zgjodhën Frank Lampard si trajnerin e ri të skuadrës.

Ish-kapiteni mori vendin e Potter dhe do të drejtojë londinezët deri në fundin e sezonit, ndërkohë që gjatë verës do të zbarkojë një emër i madh në “Stamford Bridge”.

Të shumtë janë ata që lidhen me pankinën e Chelsea. Listës i është shtuar edhe Antonio Conte, i cili u shkarkua nga Tottenhami pak ditë më parë.

Shtypi anglez shkruan se tre janë emrat e preferuar të presidencës së klubit të Premier League: Luis Enrique, Julian Nagelsmann dhe Antonio Conte. Italiani e njeh mirë Chelsea, pasi e drejtoi skuadrën në vitet 2016-2018. Suksesi i fundit i “Bluve të Londrës” në Premier League ndodhi me Conten në stol (2017).

Për momentin stoli i është besuar Lampard, ndërkohë që tifozët duhet të presin ende për trajnerin e ardhshëm që do të emërohet në krye të skuadrës së tyre të zemrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA