“Ditën e ndëshkimit të monizmit”- e ka quajtur kreu i Partisë së Lirisë 14 majin, ditën që do të mbahen zgjedhjet vendore.
Ilir Meta u shpreh i bindur se “Bashkë fitojmë” do marrë Shkodrën me rezultatin 5 me zero, ndërsa vendimet e qeverisë për rritjen e pagave, i quajti premtime boshe pak javë para zgjedhjeve.
“14 maji është dita e ndëshkimit të monizmit. Është një bashkim që do të rikthejë llogaridhënien. Ju u njohët me dy lajme shumë të kundërta me njëra-tjetrën, që qeveria do të paguaj 110 mln euro gjobën për Beketin, për tekat e Edi Ramës për të mbyllur një Tv dhe njëkohësisht po dje, erdhi një lajm që Kosova fitoi një arbitrazh ndërkombëtar se në Kosovë mbizotëron zbatimi i ligjit”– tha Meta
Kryeministri njoftoi rritjen e pagave, a do ndikojë kjo te sjellja e votuesve?
“Qytetarët janë mësuar me mashtrimet. Ata e dinë sa falas është shëndetësia, Rama kujtohet pak javë më parë se të vijnë zgjedhjet. Me rënien dramatike të fuqisë blerëse Edi Rama dhe korrupsioni i tij. Përgjegjës për shtrenjtin e kostos së Jetesës është vetëm Efi Rama përmes korrupsionit, në kurriz të qytetarëve të ndeshëm në këtë vend. Zgjidhja janë kandidatët tanë të shkëlqyer, Kelliçi e Boci, e kudo tjetër, ulja e taksave dhe përgjegjësi.
Shkodra 5 me zero. Qasjet e tjera opozita synon fitore në të gjithë qytetet, sidomos në të gjitha bashkitë ku ne kandidojmë, do të ketë shumicë dërrmuese “Bashkë fitojmë”. Kandidatët janë zgjedhur përmes procesit më demokratik që ka ndodhur ndonjëherë. Bëjnë një diferencë të jashtëzakonshme si dita me natën, përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme“- tha Meta.
Top Channel