Rriten pagat e administratës, Ibrahimaj: Sapo të mbarojë reforma e pagave, në synim ajo e pensioneve

07/04/2023 20:57

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një lidhje me skype në edicionin e lajmeve në Top Channel tha se sapo të mbarojë reforma e pagave në synim për t’u realizuar është reforma e pensioneve.

Brahimaj: Pagat do të fillojnë të rriten që në datën 1 prill, do bëhen efektive me pagat e majit, kategoritë janë arsimi, shëndetësia siguria tek siguria hyjnë të gjitha kategoritë, policia e burgjeve, e shtetit, garda e republikës, zjarrfikësit dhe në nivelet më të ulëta të punonjësve mbështetës të administratës puiblike, në muajin qershor nga maji me pagën e muajit qershor presim të bëjmë efektive rritjen e të gjitha niveleve të administratës, presim të miratohet ligji i cili është miratuar sot me vendim në këshill të ministrave, presim të miratohet në parlament, sapo të hyjë në fuqi do të hyjë në fuqi edhe rritja e pagës për të gjithë nivelin e administratës. Është hallka e parë, shkalla e parë e rritjes, ndërkohë që do të ketë një rritje të dytë që pritet të ndodhë në 1 korrik të vitit 2024.

Po pensionet a do të preken nga kjo reformë dhe nëse po si do të jetë plani në vijim?

Brahimaj: Do të donim që bashkë me pagat do të rrisnim edhe pensionet por vendimet nuk mund të merren të nxituara dhe nuk mund të merren nga dëshira, dëshira është e madhe, por mundësia është për të filluar me reforma e pagave dhe për të vijuar pasi reforma e pagave të mbarojë ne sigurisht kemi synim të vijojmë me reformën e pensioneve. Presim që nga rritja të rritet niveli i pagave në sektorin privat i cili do të sjellë rritje të të ardhurave të shtetit të disponueshme për rritje  e pensioneve në formën e kontributeve, dëshiroj të theksoj se kemi vijuar me politikën e indeksimit të pensioneve që çdo rritje e çmimeve të reflektohet në pensionet e qytetarëve, siç kishim anonçuar me taksën e jashtëzakonshme, është shpërndarja e bonuseve në nivelin 5 mijë lekë. Deri tani janë shpërndarë 133 mijë bonuse bashkë me pensionet, do të vijojmë në zbatimin e politikës së pagave me indeksimin e pensioneve, jemi duke formësuar një politikë të rritjes së pensioneve në një fazë të dytë.

Cili është efekti financiar dhe si do e përballoni?

Brahimaj: Efekti financiar i një viti të plotë pasi reform të jetë e futur e gjitha në zbatim është 38 miliardë lekë shtesë për shpenzimet e personelit, në shpenzimet totale të administratës, kjo është një rritje e konsiderueshme e do të përballohen nga të ardhurat shtesë, kemi pasur një përmirësim të procesit të ardhurave dhe të rritjes të të ardhurave qoftë të ndikuar nga rritja ekonomike qoftë nga reformat madhore që kemi bërë në administrimin e të ardhurave, fiskalizimit, efekt të konsiderueshëm në rritjen e të ardhurave por dhe reformat që do vazhdojmë të bëjmë, kemi miratuar tatimin mbi të ardhurat që synon të ketë efekt në rritjen e të ardhurave, është një strategji e tërë e cila synon nga njëra anë mirë administrimin dhe nga ana tjetër përmirësimin e  politikës fiskale në drejtim të eliminimit të hapësirave që lejojnë evazion dhe eliminim e atyre incentivave të dhëna për sektorë të caktuar për politika fiskale të cilat afati kohor është në afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA