Frida Krifca ministre e Bujqësisë prezantoi Portalin e Fermerit, të cilën e quajti dritarja e transparencës që ofron informacion dhe lehtëson procedurat e mbështetjes për fermerët.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama u ndal në nevojë e mirë-informimit të fermerëve.

Rama:Rritje të vazhdueshme të prodhimit, është në radhë të parë informacioni, pastaj sigurisht falë informacionit edhe të gjithë elementët e tjerë të domosdoshëm, por pa informacionin shumë mund të shkojë dëm. Shumë iniciativa mund të lindin në drejtim të gabuar dhe shumë ide të bukura mund të dështojnë.

Këtë iniciativë të qeverisë kryeministri e quajti një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Rama: Jep mundësinë që të shikosh se cilat janë rrugët për të marrë financim dhe që të shikosh, po ashtu, se çfarë kanë bërë ata që kanë marrë financim sepse financimet në bujqësi do të jenë gjithmonë e më pak, vetvetiu, financime që shpërndahen pavarësisht se çfarë bën ti dhe do jenë gjithmonë e më shumë financime në varësi të asaj që bën ti.

Sikurse do të ketë kufizime marrjes fonde publike në kompanitë e ndërtimit nëse nuk mirë-paguajnë punonjësit, kryeministri e paralajmëroi këtë edhe për sektorin e bujqësisë.

Rama: Ndërsa për sa i përket kompanive në këtë sektor ne do ta lidhim këtë me fondet e projektet. Sigurisht, duke u konsultuar, duke vendosur një dysheme të arsyeshme, patjetër, por ta bëjmë gjithmonë e më të vështirë që të merren fonde me punëtorë që paguhen gjysma kështu e gjysma ashtu, apo me paga që janë të paarsyeshme për punëtorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA