Dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale një nxënëseje, flet i afërmi i mësuesit në Lushnje: Mund të jetë shantazh, ai është njeri i pastër
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Katund Sukth të Durrësit.
Autori me iniciale R. T. dyshohet se ka goditur me armë zjarri kallashnikov në tokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
30-vjeçari mbetet ende në arrati, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Ende nuk dihen arsyet e veprimit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Sukth, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel