Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu thotë se AKI ka njoftuar se në Rashkë po kryhen stërvitje me qëllim destabilizimin e veriut.
“E ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegia e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presioni është rritur ndaj pjesëtarëve që nuk i binden Listës Serbe.
Prandaj, si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahjen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion, është e konfirmuar, janë duke u stërvitur në Rashkë që mund të merren në veri të Kosovës, ka stërvitje, gjuajte me armë, taktizim” ka thënë Musliu.
Top Channel