‘Super dosa’ sjell në jetë rekordin prej 41 derrkucësh në lindjen 4-orëshe në Brazil (fotot)

01/04/2023 21:40

Numri mesatar i lindjes së një dose në një shtatzani llogaritet nga veterinerët nga 12 deri në 14 derrkucë, kështu që një lindje prej 41 individësh është shumë më tepër sesa e zakonshmja.

Por një derrkuce nënë ka bërë pikërisht të pamundurën duke nxjerrë nga barku jo më pak por 41 këlyshë në një seancë të vetme.

Ajo që njihe tashmë si lindja e nënës “super dosë” u dëshmua nga fermeri Ernani Funiniho dhe la me gojëhapur atë, zyrtaret dhe të gjithë fqinjët e tij fermerë.

Lindja e pabesueshme u prit në fermën Faxinal dos Guedes në jug të Brazilit më 27 mars.

Pjellja gjigante kishte zgjatur thuajse të gjithë ditën e punës, prej orës  9:50 deri në pasditen e hershme, rreth orës 2:30.

Lindje të tilla janë shumë të rralla nga një nënë e vetme teksa Ernani thotë se nuk kishte dëgjuar më parë për lindje më të mëdha se 24 derrkucë.

Por megjithatë ai shprehej mjaft i emocionuar teksa shikonte stallën e tij të mbushej me derrkucë të rinj.

Ernani shtonte se duheshin marrë masa speciale për lindjen e papritur: “Prej numrit të madh të derrkucëve, një pjesë të tyre duhet t’i vinim të pinin nga nëna të tjera dosa”.

Veterineri qeveritar vendas Rodrigo Lanzarini tha se lindja mund të ishte rezultat i përmirësimit të ushqimit e kushteve të ushqimit jetesës, ose forcës individuale të dosës në fjalë për lindjen e jashtëzakonshme.

Ai pranonte se numri mesatar i derrkucëve të lindur nga një dosë është nga 12 deri në 14, duke theksuar përpjekjet e jashtëzakonshme të super-dosës që lindi 41 këlyshë.

Veterineri shtonte: “Ky është një rezultat i pabesueshëm i fermës Granja Dal Bo por dhe për ne si bashki, është një burim krenarie për komunitetin tonë dhe jemi shumë të lumtur”.

FOTO GALERI
2/3
Ajo që njihe tashmë si lindja e nënës “super dosë” u dëshmua nga fermeri Ernani Funiniho

Top Channel