Mbrëmjen e sotme është mbajtur festivali ndërkombëtar “Marie Kraja”, me shumë artistë nga e gjithë bota.

Vendin e parë dhe kupën fituese të këtij festivali e mori tenori nga Kina, Cuan Wang. Njëkohësisht gara e këngës fituese u mbajt Soprano nga Washingtoni Catherine Wethington dhe Era Rusi.

Në këtë edicion të 19-të të festivalit ndërkombëtar “Marie Kraja” u mbajt maratonë në ekranin e Top Channel.

Në festivalin madhështorë artistët ofruan performanca mahnitëse, të cilat u ndoqën me shumë admirim nga performuesit. Skena gjigante e këtij evenimenti, mirëpriti edhe artistët të cilët falenderuan dhe përshëndetën personat që kanë dhënë kontributin e tyre në opera.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operatorë “Marie Kraja” është i vetmi event në Shqipëri që synon të promovojë dhe zhvillojë talentet në fushën e artit operistik nëpërmjet një ndërfaqeje mes talenteve nga vende të ndryshme të botës, duke organizuar një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare. dhe një shkëmbim përvojash, i cili është shumë i rëndësishëm për këtë zhanër të artit.

Juria ndërkombëtare me anëtarë si drejtorë të shtëpive kombëtare të operës evropiane, këngëtarë operistikë, presidentë agjencish operistike ndër më të suksesshmit, ndihmon në promovimin e arritjeve të këtij Festivali në mbarë botën.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operatorë “Marie Kraja” u inicua në vitin 1999 nga zonja Zana Çela. Me Shoqatën “Kulturë-Media-Arte” që drejtonte, zonja Cela ka mundur të sensibilizojë institucione dhe organizata të ndryshme shqiptare dhe të huaja që e mbështesin atë dhe janë partnerët kryesorë të Festivalit.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel