Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemërim ndaj ngritjes së padisë kundër tij në New York.
“Kjo është përndjekje politike dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë të historisë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të Trumpit, i cili dëshiron të kandidojë sërish si kandidat për president partisë së tij republikane në zgjedhjet e vitit 2024.
Sipas mediave një juri e madhe në Nju-Jork e përbërë prej 23 vetësh miratoi kërkesën e prokurorisë për ngritjen e padisë kundër Trumpit lidhur me pagesa parash të bëra një aktoreje pornografike që ajo të heshtte. Detaje të sakta për aktakuzën janë ende të paqarta.
Asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së nuk është akuzuar ndonjë ish-president për ndonjë krim. Trumpi i ka paguar pak para zgjedhjes së tij si President në vitin 2016 para aktores pornografike dhe ky veprim mund të jetë në kundërshtim me rregullat e financimit të fushatës.
Sikurse edhe në rastin e hetimeve të mëparshme Trump e quajti hetimin në Nju-Jork si “gjueti shtrigash”. Ai i akuzoi demokratët se po përpiqen ta dëmtojnë politikisht që kur ai tha se do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016.
Top Channel