Goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas dëmtoi veten, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

31/03/2023 08:45
Foto Ilustruese

Goditi bashkëshorten me mjet prerës  dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga Lulzim Nanaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti çasti në banesë, në lagjen “Selam Musai”, ku 42-vjeçari ka goditur në pjesën e veshkës bashkëshorten, Floretën, e cila u transportua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i krimit më pas është vetëgoditur në pjesën e qafës katër herë, duke tentuar t’i marrë vetes jetën. Ai u dërgua në Spitalin e Gjirokastrës ku nuk ka pranuar të marrë mjekim.

Materialet në ngarkim të shtetasit Lulzim Nanaj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA