Nëntë ushtarakë të forcave ajrore kanë humbur jetën në një përplasje ‘horror’ të dy helikopterëve Black Hawk mbrëmë në Kentucky, njoftoi ushtria e SHBA.
Dy helikopterët tip HH-60 Black Hawk u përplasën mbrëmë rreth orës lokale 22.00 (ora shqiptare (04.00) gjatë një misioni rutinë trajnimi.
Sot ushtria konfirmoi se të gjithë nëntë ushtarakët që gjendeshin në bordin e dy mjeteve kanë humbur jetën në aksidentin pranë bazës së Fort Campbell.
“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesjen për ushtarakët dhe familjarët e tyre”, tha zëdhënsja Nondice Thurman, duke shtuar se rrënojat ishin gjetur në një fushë me pak bimësi.
Nuk kishte raportime për dëme në ndërtesa rezidenciale.
Fort Campbell gjendet pranë kufirit me shtetin e Tennessee, rreth 100 km larg qytetit të Nashville.
Nick Tomaszewski, i cili jeton 2 km larg vendit të aksidentit tha se kishte parë helikopterët që fluturonin mbi shtëpinë e tij disa momente para tragjedisë.
“U duk sikur pati fishekzjarrë në qiell, pastaj të gjitha dritat e helikopterëve u fikën dhe një zjarr u pa në tokën poshtë tyre”, tha ai.
Top Channel