Netanyahu shtyn reformën e kontestuar të drejtësisë pas protestave masive në Izrael (fotot)

29/03/2023 17:53

Kryeministri i të djathtës radikale të Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi shtyrjen e propozimeve për reformën në sistemin e drejtësisë, që bashkë me politika të tjera të qeverisë shkaktoi të paktën 12 javë protesta masive dhe krizë politike.

Netanyahu tha se po shtyn reformën e tij të preferuar për sesionin e ardhshëm parlamentar, duke thënë se kërkon kohë për të gjetur një kompromis me kundërshtarët politike për paketën e përçmuar të reformave.

Në deklaratën e tij televizive Netanyahu  tha se nuk donte të “përçante kombin … në një kohë kur ka mundësi shmangieje të luftës vllazërore me anë të dialogut. Unë si kryeministër po marr kohë për të gjetur këtë dialog”.

“Ne kemi aftësinë për të kaluar legjislacionin me maxhorancë të fortë”, tha ai duke falënderuar mbështetësit e politikave të qeverisë, të cilëve më tej u premtonte: “Askush nuk do t’ju bëjë të heshtë”.

Vendimi e shtyn masën vetëm për disa javë ndërsa nuk është e qartë se deri kur do të vijojnë protestat.

Teksa duhet ende të mbrohet nga akuza korrupsioni gjatë viteve në pushtet, Netanyahu në koalicionin e fundit është mbështetur në forca politike të ekstremit të djathtë qe kane shkaktuar rritje te tensioneve me te gjithë faktoret, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Opozicioni ndaj reformës së kontestuar në sistemin gjyqësor arriti kulmin kësaj jave me greva në spitale, universitete dhe sindikatat kryesore të vendit, kundër ndryshimeve që kufizojnë fuqitë e Gjykatës së Lartë.

Aeroporti i Tel Aviv ka anuluar fluturimet prej grevave, në veprimin të cilit i janë bashkuar administratat lokale, shkollat dhe punonjës të teknologjisë.

Pas njoftimit të Netanyahu sindikatat njoftuan ndalimin e grevës.

FOTO GALERI
1/3
Netanyahu tha se po shtyn reformën e tij të preferuar për sesionin e ardhshëm parlamentar, duke thënë se kërkon kohë për të gjetur një kompromis

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA