Më 4 prill, zbatimi i marrëveshjes/Diskutimi i parë Asocacioni, Kurti: Urgjencë është çështja e të pagjeturve

29/03/2023 19:43

Më katër prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia vazhdojnë diskutimet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim.

Siç u njoftua nga Bashkimi Evropian, takimi do jetë në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç.

Pjesë e diskutimit padyshim që janë dy pikat urgjente që dolën nga marrëveshja në Ohër, deklarata për të pagjeturit dhe asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se duhet zbatim i plotë i marrëveshjes e jo copëtim i saj.

I pyetur për urgjencën që kërkojnë ndërkombëtarët për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kreu i ekzekutivit tha se urgjenca është në çështjen e të pagjeturve.

Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u darkoduan për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Palët morën përsipër zbatimin e menjëhershëm të pikës 7, vetëmenaxhimit të serbëve dhe deklaratës së përbashkët për të pagjeturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA