Britania thotë se do të strehojë emigrantët në “barka shumëkatëshe banimi” për të reduktuar faturën £3.5 miliardë të hoteleve (fotot)

29/03/2023 16:10

Ideja më e fundit e qeverisë britanike të Rishi Sunak është përdorimin e barkave ushtarake të transportit për të strehuar emigrantët e sapoardhur ilegalë, me qëllim reduktimin e faturave aktuale prej rreth 3.5 miliardë paundë të strehimit të tyre në hotele.

Ministri i emigracionit Robert Jenrick njoftoi sot vendosjen e të sapoardhurave në barka pasi hotelet nuk mund të mbajnë më.

Zyrtarët thanë se metoda e re supozohet të jetë një “teknikë dekurajuese, dhe jo një magnet” për emigrantët.

Barkat e mëdha në formë trapesh statike, gjenden në bazat ushtarake të forcave ajrore, thanë autoritetet.

Zyrtarët thanë se 51,000 azilkërkues janë aktualisht të akomoduar në hotele në të gjithë vendin, por grupe nacionaliste anti-emigracion thonë se numri është shumë më i lartë.

Zyrtarët thanë se ata që janë aktualisht të vendosur në hotele nuk do të zhvendosen.

Shumë prej hoteleve janë rezervuar për 18 muaj nga autoritetet lokale që nuk gjejnë vend për të strehuar të ardhurit e rinj.

Më parë barka të tilla përdoreshin në ndërtimin e impjanteve detare, ku akomodoheshin punonjësit e energjitikës.

Sunak dhe ministrja e brendshme Suella Braverman pritet t’i thonë sot deputetëve të pakënaqur nga plani, se qendra të reja pritjeje për emigrantët do të ngrihen në zonat e përcaktuara, pasi kjo sipas tyre është në “interesin kombëtar”, shkruan e përditshmja “The Sun”.

Zhvillimi vjen teksa ministria e brendshme është akuzuar për shpërdorim të parave të taksapaguesve me kostot e mëdha dhe kushtet e mjerueshme të hoteleve ku strehohen emigrantët.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA