Muhamet Rrumbullaku mbledh strukturat e krimeve për sulmin terrorist ndaj Top Channel

27/03/2023 12:28

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me strukturën e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të analizuar provat e mbledhura në këtë ngjarje në këtë ngjarje dhe me qëllim identifikimin e autorëve.

Ndërkohë sektori kibernetik ka angazhuar gjithë specialistët e tyre për të vërejtur mediat sociale dhe jo vetëm për të gjitha sulmet që ka pasur Top Media në këto rrjete sociale nga individë të ndryshëm. Këto do të vlerësohen nëse janë motiv për këtë sulm apo jo.

Ndërkohë që vijon dhe ekspertimi dhe vëzhgimi i automjetit të djegur të autorëve qëu gjet në Kavajë. Brenda këtij automjeti janë gjendur 2 kallashnikovë të cilët janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminime për të bërë edhe verifikimin e gëzhojave për të vërtetuar nëse ato janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale apo jo.

Top Channel