Misteri i këpucës që del në bregun e plazhit … me këmbën ende brenda (fotot)

27/03/2023 16:26

Policia është duke hetuar pasi një këpucë me një këmbë të këputur brenda saj, kanë dalë në bregun e një plazhi në Zelandën e Re.

Zbulimi makabër u bë nga një anëtar i publikut dje në plazhin Petone, një pikë e frekuentuar banjoje në periferi të kryeqytetit Wellington.

Reshteri i policisë Steve Williamson tha se policia nuk po e trajton çështjen si vrasje edhe pse kërkime të gjera po kryhen në zonë dhe ujërat përreth, ndërsa sot shiheshin dhe zhytësa.

Ende nuk janë raportuar zbulime të tjera në lidhje me çështjen.

Vizitorët dhe rezidentët vendas thanë për shtypin neo-zelandez dhe ishin të shokuar nga zbulimi.

Një prej tyre tha: “Ne sjellim fëmijët këtu. Asnjë nuk e di se kur do të gjejnë këmbën apo këpucën tjetër”.

Një tjetër shtonte: “Kjo është shumë trazuese për komunitetin. Këtu ka dhe gra të moshuara  që janë shumë të shqetësuara, nuk dihet ç’do të ndodhë më pas”.

Incidenti në plazhin Petone nuk është i vetmi kur gjymtyrë të copëtuar dalin në mënyrë misterioze në brigjet e plazhit.

Prej vitit 2007, më shumë se 20 këmbë njerëzore brenda atleteve janë gjetur në vendndodhje të ndryshme në brigjet e SHBA e Kanadasë, shkruan rrjeti britanik Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA