Shenjat e plumbave në godinën e Top Channel tregojnë se sulmi i kryer në orët e para të mëngjesit është një akt i rëndë dhe terrorist.

Ambienti i jashtëm i godinës është tashmë vendngjarja që dëshmon sulmin më të rëndë të kryer ndonjëherë ndaj një mediaje në Shqipëri.

25 plumbat që dolën nga kallashnikovët e autorët kënë lënë shenjat e tyre nëpër kangjella dhe xhamat e fasadës. Një prej tyre fatkeqësisht ra në trupin e rojës së sigurisë, Pal Kolës, që ndodhej në krye të detyrës, duke e lënë të vdekur.

Top Channel dënon këtë akt terrorist të paprecedent, që është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

FOTO GALERI
21/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA