U konfliktuan me njëri-tjetrin/ Pezullohen nga detyra tre policët: Ishin të dehur, gjatë shoqërimit kundërshtuan kolegët

26/03/2023 12:23

Policët që u konfliktuan me njëri-tjetrin natën e kaluar në Tiranë, janë pezulluar nga detyra.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj njofton se ka pezulluar nga detyra inspektor Hamit Sallakun me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1 dhe dy djemtë e tij, inspektorin Mariglen Sallaku me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 dhe Denis Sallaku, me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Të shtunën, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, tre efektivët në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar edhe kolegët e tyre.

Ndaj tre policëve ka nisur hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Top Channel