Një 19-vjeçar u kap këtë fundjavë në Sarandë duke transportuar me makinë katër emigrantë të paligjshëm.

I riu me inicialet K.B. është kapur në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar emigrantët, të cilëve u kishte kërkuar para.

Ndaj tij, rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Rastet e dhënies ndihmë të emigrantëve të paligjshëm janë të shpeshta në vendin tonë. Janë kryesisht shtetas shqiptar që u premtojnë kalimin e kufirit, me qëllim transportimin për në vendet e BE-së kundrejt pagesës emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Top Channel