Aksident në Tiranë, shoferi përplas me makinë gjyshin dhe nipin 5-vjeçar
25/03/2023 14:02
Një aksident ka ndodhur në Tiranës, ku një 32-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një të moshuar 63-vjeç me iniciale P.M dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti gjyshi dhe nipi janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Top Channel