Retorika “diskriminuese” për emigrantët/ Eksperti Karamuço: Nuk janë këto shifra alarmante sa i bëjnë mediat britanike

23/03/2023 22:09

Eksperti Ervin Karamuço gjatë diksutimit në “Top Story” për çështjen e emigrantëve në Brtiani, deklaroi se shqiptarët zgjedhin të ikin pasi kërkojnë të shkarkojnë dëmin social që iu është bërë.

“Situata përfundon me masa sigurie që përfshin Ministrinë e Brendshme shqiptare dhe atë britanike, por këto janë menaxhim dëmesh. Që do të thotë një dëm social në shumë aspekte kërkon valvul presioni për të shkarkuar. Këtu janë qytetarët tanë që zgjedhin të largohen”, tha ai.

Karamuço u shpreh se britanikët janë fiksuar me shqiptarët dhe se shifrat nuk janë aq alarmante sa i bëjnë mediat dhe institucionet britanike për kriminalitetin.

“Ndër vite ka pasur një problematikë të shtuar, ku tani janë fiksuar me shqiptarët. Nuk janë këto shifra alarmante saç i bëjnë mediat dhe institutcionet aty në lidhje me kriminalitetin shqiptar në britaninë e madhe. Kërkohet një vëmendje e shtuar nuk e di për çfarë, ne menduam që e kishin për fushatën elektorale në të kohë”, shtoi më tej eksperti.

Top Channel