Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme për të zhvilluar mocion debat për raportin e DASH.
Bylykbashi tha në fjalën e tij se sot në Kuvend konfirmohet që opozitës po i zhduket çdo hapësirë kontrolli mbi maxhorancën.
“Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo lloj qeverie. Korrupsioni, abuzimi me të drejtat e shtetasve shqiptarë nga kjo qeveri, dhunimi i lirisë së mediave, koncesionet skandaloze, dhunimi i zgjedhjeve. Kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, e ka rregullorja. E kemi kërkuar për të bërë një debat për raportin e DASH.
Sot nuk ka asgjë tjetër përveçse rikonfirmim të asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i zhdukni çdo hapësirë kontrolli mbi maxhorancën. Edhe kur e thonë raportet ndërkombëtare ju doni t’i mbyllni çdo mundësi publikut. Ky parlament është vetëm vulosës. Të futet në rendin e ditës mocioni me debat për raportin e DASH”, tha Bylykbashi në fjalën e tij.
Top Channel