Foto Ilustruese

Një punonjës i një magazinë në Vorë ka rënë nga lartësia gjatë montimit të çatisë.

I lënduari, A. N., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është arrestuar drejtuesi teknik i firmës që po ndërtonte magazinën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.

Top Channel