Analisti Arian Curri në panelin e të ftuarve në “Top Story” mbrëmjen e sotme ka deklaruar se e vetmja gjë që mund të bëje Rama në favor të shqiptarëve është të kërkojë për mos dërgimin e tyre në Ruanda por në Shqipëri. 

Curri tha se Rama u bë kryeministri i parë që hyri në “Downing Street” vetëm pasi Shqipëria u bë problem për emigrantët e paligjshëm, të cilët duhet ti falenderojë pasi sipas tij kanë ikur të lemerisur nga Shqipëria.

“Ne nuk kemi në dorë as për të mos i nisur as për të mos i pritur. E vetmja gjë që Rama kishte në dorë ishte të falenderonte mijëra shqiptarë që kanë ikur të lebetitur dhe të lemerisur e janë lëshuar brigjeve angleze dhe ashtu siç Erdogani ka marrë një rëndësi të madhe për Europën se ose ndalon hordhitë siriane të futen në Evropë në mënyrë të paligjshme, ashtu edhe kryeministri Rama në mënyrë më të minimizuar ka marrë rëndësi të madhe dhe bëhet kryeministri i parë që futet në atë ndërtesë vetëm se të rinjtë shqiptarë braktisin vendin dhe nisen drejt Britanisë. Atë që kryeministri nuk bën dot është se nuk mbyll dot as kufijtë si Enver Hoxha as nuk i ndalon dot të kthehen. Nëse kryeministri mund të nënshkruajë marrëveshje që ti ndalojë të shkojnë nga aeroporti kjo edhe mund të bëhet. Ajo që mund të kërkonte kryeministri ishte të thotë sa ti dërgoni në Ruanda më mirë dërgojini te ne por edhe këtu duhet të ketë fuqi kërkuese më shumë se imponuese. Le të falenderojmë shqiptarët që i dhanë rëndësi kryeministrit të shihet si një njeri që i ndalon shqiptarët të ikin.”- tha Curri.

Top Channel