“Do diferencohen studentët e mjekësisë që do ikin në Gjermani”/ Rama: Autonomia spitalore do shtojë të ardhurat për mjekët

22/03/2023 14:37

Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT, Rama tha se Shqipëria nuk do të financojë më shëndetësinë gjermane, duke paguar kostot e studentëve të mjekësisë të cilët largohen sapo marrin diplomën.

Rama tha se nuk do ndalohet lëvizja e lirë e studentëve, por do të ketë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës pë rata që vendosin të qëndrojnë në Shqipëri për një përiudhë të caktuar kohe.

Nuk mundet dot Shqipëria të financojë shëndetësinë gjermane, këtë ja kam thënë edhe palës gjermane. Nuk mund të pranojmë që një student të paguaj 1/16 e kostos së studimit, pjesën tjetër ta mbulojë shteti me kontributet e taksapaguesve, në fund ai të marri diplomën dhe të ikë në Gjermani. Patjetër që nuk ndalojmë lëvizjen e lirë dhe s’mund të mbajmë askënd me zor, ama do bëjmë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës në raport  me angazhimin dhe konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohë të caktuar. Ashtu si kundër besojmë se është koha që studimet të mos mjaftojnë për të marrë diplomën e mjekësisë, por të duhet edhe praktika. Deri në fund të praktikës, studentët s’do pajisen me atë lejen që kthehet në biletë për të ikur. Është e pamundur të garantojmë një shërbim shëndetësor të standardeve europiane, po qe se burimet tona njerëzore që zhvillohen me sakrifica të gjithanshme, të mos mjaftojnë për të arritur objektivat. Ne do ta shtrimë diskutimin edhe me rektoratin, edhe me komunitetin që të bëjmë politikën më të drejtë të mundshme.”- tha Rama.

Sa i përket autonomisë spitalore, Rama tha se përveç rritjes së pagës me 500 dollarë, kush punon më shumë do të paguhet më shumë dhe praktikë do t’i japë fund ryshfeteve.

Rritja e pagës është është njëra anë e medaljes, që garanton nivelet bazë, pra edhe paga e re me 50 mijë lekë të reja plus çdo muaj për mjekët specialist, është rritje e jashtëzakonshme dhe e pa-ndodhur më parë por është garantimi i nivelit bazë. Në autonominë spitalore mjekët mund të fitojnë më shumë, në raport me kontributin më shumë ose më pak në eksperiencën e tyre të përgjithshme. Të gjithë mjetet janë në shërbim, por jo të gjithë kryejnë një volum punë dhe konsultash. Autonomia spitalore do të mundësojë që kush të kontribuojë më shumë, do të marrë më shumë financiarisht, gjithmonë mbi këtë nivel. Do të jetë një moment për të ardhur keq për spitalet private, por s’jemi këtu për të bërë që spitalet private të ndihet mirë medoemos. Askush s’do ketë më nevojë e dëshirë të shkojë të punojë në spitale, se puna në spitalin publik do të jetë një mundësi për të kryer punë në profesion njësoj, por për tu shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të mbarojë edhe historia e ryshfeteve dhe thashethemeve. Në e dimë që është e pavërtetë dhe e neveritshme shprehja e përsëritur “hë mo se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep”. Realiteti është ndryshe, shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë. Edhe mes bluzave të bardha ka njerëz të padenjë të cilët me veprimet e tyre ndotin. Mundësia për të fituar më shumë do t’i japë fund kësaj historie. Kush do dojë shërbim ekstra, nuk do të ketë nevojë të shkojë në spitalin provat të paguajë qimet e kokës, do paguajë dhe  mjeku do marrë atë që do punojë ekstra. Këtë nuk e kemi shpikur ne.  Sot na duhen që këto praktika t’i aplikojmë siç duhet këtu”– përfundoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA