Aksident i rëndë rrugor në SHBA, makina merr para këmbësorët, tre viktima dhe tre të plagosur
Parisienët shprehën zhgënjim të martën, pas dështimit të mocioneve të mosbesimit kundër qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron. Policia e Parisit thotë se mbi 200 persona u arrestuan gjatë natës në kryeqytet, kryesisht që u vunë zjarrin plehrave në rrugë.
Presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon të vazhdojë të punojë për reformat e reja në javët e ardhshme pasi qeveria e tij mezi i mbijetoi një mocioni mosbesimi të hënën (20 mars) mbi një reformë jopopullore të pensioneve.
Më shumë se 200 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin të hënën në mbrëmje, pasi protestat spontane shpërthyen disa orë pasi qeveria e Presidentit Macron i mbijetoi ngushtë votimit të mosbesimit.
“Mendoj se ky ishte një mohim i demokracisë. Qeveria miratoi një ligj për të cilin shumica e francezëve janë kundër. Asambleja Kombëtare ishte kundër tij. Ne nuk i dhamë mandat për të miratuar këto reforma të padrejta” tha Jean Regnanud, banor i Parisit.
Dështimi i votimit do të jetë një lehtësim për presidentin Macron. Nëse do të kishte sukses, mocioni do të kishte fundosur qeverinë e tij dhe reformën e pensioneve, që do të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç.
“Vetë nëntë vota e shpëtuan qeverinë nga mocioni i mosbesimit. Unë shqetësohem për veten dhe për të tjerët. Zgjodha një profesion që e dua, kështu që të punojë edhe dy vite të tjera nuk është problem. Por njerëzit në sektorin e shërbimeve sociale, janë realisht viktimat kryesore”, thotë Suzannne, një punonjëse sociale.
Sondazhet tregojnë se shumica e francezëve janë kundër reformës. Zemërimi u ndje ndërsa protestuesit dolën në rrugë në qytete anembanë vendit. Ligjvënësit e opozitës u zotuan të detyronin një votim tjetër dhe sindikatat po përgatitën për aksion mbarëkombëtar.
Top Channel