Ish- kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati dhe gazetari Bledian Koka debatuan sot në “Top Story”, mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin dhe mungesën e pavarëisë së gjyqësorit në Shqipëri.
Në studio, Koka u përplas me Bushatin, pasi tha se nuk është goditur korrupsioni në administratë dhe ironizoi deklaratat e kryeministritr Edi Rama se “përgjegjësia është personale”.
Koka: SPAK është një sprovë jo vetëm për të provuar rastet e shpërdorimit të detyrës, por për të provuar korrupsionin konkret të administratës. Ne po flasim për aferën e madhe të inceneratorëve dhe kemi një muaj që diskutojmë e lagu apo nuk e lagu Arben Ahmetaj bishtin. Të gjithë ata që janë proceduar deri tani, janë proceduar për shpërdorim detyre, ndërkohë që shenjat konkrete të korrupsionit që kemi denoncuar të gjithë bashkë, nuk dolën asgjëkundi.
Kështu që unë nuk shoh asgjë të mirë , aq më tepër pastaj që partia e Bushatit përdor termin banal që përgjegjësia qenka personale dhe padishau i Surrelit nuk dika asgjë. Këto janë përralla…
Bushati: E zbraze karikatorin zoti Koka
Koka: Nuk e zbraza unë, por zullumet e partisë suaja janë kaq të mëdha.
Bushati: Flasim me logjikë dhe pa emocione. Në radhë të parë, nuk ka dy Shtete të Bashkuara, por dy Amerika. Ka një departament të shtetit, që nëpërmjet mënyrës së vet tradicionale. Ne duhet ta respektojmë, edhe kur dënon liderin e opozitës e bën ‘non grata’, edhe kur thotë se çfarë duhet të përmirësohet nga mazhoranca. Në të dyja rastet, merret 100 për qind ajo që thuhet.
Këtu kemi një raport, që ju thoni është tregues i punës së mirë së qeverisë.
Megjithatë, Bushati pranon se nuk është bërë mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Patjetër që duhet bërë një Meacupla. Duhet të them që nuk e kemi bërë në maksimum detyrën. Qeveria ka bërë reformën në drejtësi dhe ia ka lënë gjyqësorit, por duhet të ndërmarrë dhe hapa të tjerë, sidomos sa i takon krimit të organizuar dhe pastrimit të parave dhe duhen luftuar në një front të përbashkët. Nga reforma në drejtësi deri më sot, duhet të ishin ndërmarrë dhe hapa të tjerë për institucione që duhet të luftonin në mënyrë proaktive krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Do të duhej që qeverisja dhe kryeministri Rama të kishin avancuar më shumë me reformat, ku qeveria nuk e lë vetëm në dorë të gjyqësorit dhe prokurorisë që do të bëjnë detyrën e vet, por për ta parandaluar, qeverisja duhet të kishte disa agjenci inteligjente për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Top Channel