Si u kapën 2.2 ton në kavanozë me shparguj, Bezat: Destinacioni tjetër i trafikantëve shqiptarë është Peruja

20/03/2023 22:12

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, e ftuar në Top Story u shpreh se një pjesë e trafikantëve shqiptarë të Ekuadorit kanë shkuar në Peru.

Kjo ka ndodhur për shkak të luftës mes grupeve rivale të trafikut të drogës.

Bezat rrëfeu një prej rasteve më unike të ndodhura, ku transportohej drogë në kavanozë me shparguj.

Në Peru dhe Ekuador, shqiptarët njihen si persona shumë agresivë, të cilët janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe bashkëpunojnë si klane familjare.

Bezat: Është edhe një destinacion tjetër, Peruja, janë zhvendosur edhe në Peru për shakak të luftës që kanë pasur mes grupeve ekuadoriane, Franc Malo dhe Gentian Meta, me kavanozë me shparguj kanë tentuar të transportojnë drogë,  2.2 ton në një destinacion në Holandë, një prej trafikantëve është edhe Tajson, i njohur kështu për shkak të ngjashmërisë fizike me ish boksierin. Los balkanos quhen atje, që bashkohen serbët me kroatët apo grupe të tjera nga Italia dhe marrin të kalojnë tonelata me kokainë. Për shqiptarët thonë se janë janë shumë agresivë, janë shumë të lidhur me njëri tjetrin, bashkëpunojnë si klane familjare.

Top Channel