Luizi e cilësoi si moderatoren më sexy/ Fjoralba Ponari: S’kam asnjë të preferuar në BBV, më duket si “Survival”

20/03/2023 09:37

E ftuar këtë të hëne në “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.

Pas komentit të Luizit që ajo është moderatorja më sexy, Fjoralba tha se kjo ka të bëje me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.

Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpi pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.

Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Deamishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.

“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër bullizim gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka.”- tha Fjoralba Ponari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA